Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet në sektorin e elektroteknikës”.
Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
II i KSHK.
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Elektroteknikë” niveli II i KSHK,
kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë” niveli II i KSHK, nxënësi do të
zotërojë këto kompetenca të përgjithëshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Elektroteknikë”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin
me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim. Ky kualifikim i jep nxënësit mundësinë që ti drejtohet tregut të punës për punësim në veprimtaritë profesionale që lidhen me punimet në Elektroteknikë, punime elektrike dhe elektronike, shitjeje të materialeve dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe në veprimtari të tjera që kanë lidhje me to. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e elektroteknikëës.
Me përfundimin e arsimimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli II i KSHK, nxënësi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin III të KSHK të kualifikimit profesional (njëvjeçar), në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi.
Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional edhe në nivelin IV të KSHK të drejtimit “Elektroteknikë”, nxënësi fiton “Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare ose pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Instalime elektrike civile dhe industriale”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Elektroteknik”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me instalimet elektrike civile dhe industriale. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Instalime elektrike civile dhe industriale” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
– kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “Elektroteknik”, niveli II i KSHK;
– janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
profesional.
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Instalime elektrike civile dhe industriale”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalime elektrike civile dhe industriale”, niveli III i KSHK nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Instalime elektrike civile dhe industriale”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ndërmarrje të ndryshme të instalimeve elektrike civile dhe industriale, për t’u vetëpunësuar ose mbas një përvoje pune krijon një biznes të vogël në punimet e instalimeve elektrike civile dhe industriale dhe punëson të tjerë në të.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Elektroteknikë”, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimet e arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli III i KSHK, të drejtimit “Elektroteknikë”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Elektroteknikë”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me riparimet e pajisjeve elektroshtëpiake.Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MEKI përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin II i KSHK , si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Riparim pajisjesh elektroshtëpiake”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim nё të gjitha bisneset që disponojnë pajisje elektroshtëpiake,në pikat e tregëtimit të tyre, në pika servisi të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektromekanike, si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në drejtimin e elektroteknikës. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektroshtëpiake.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar si teknik elektrik në veprimtaritë profesionale që lidhen me drejtimin elektroteknik, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në nivele më të larta”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli IV i KSHK. kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
– Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional në drejtimin mësimor “Elektroteknikë” niveli IV në KSHK, e pajis individin me certifikatën e teknikut elektrik në këtë drejtim.
Ky kualifikim i jep nxënësit mundësinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim në sektorin elektroenergjitik (prodhim, transmetim, shpërndarje), në sektorë të ndryshëm të industrisë, njësi të shërbimeve elektrike ose firma që realizojnë instalime elektrike të ndryshme, në shërbime të riparimeve e mirëmbajtjes të pajisjeve, si dhe në njësi të tjera ekonomike që ushtrojnë veprimtarinë në drejtimin e sistemeve e, elektronike apo elementeve të tyre përbërës, si dhe ato të dimensionimit dhe menaxhimit optimal të tyre. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve elektrike të godinave civile dhe reparteve industriale.
Me përfundimin e arsimimit në drejtimin “Elektroteknikë”, niveli i IV në KSHK, ai/ajo fiton “Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesme dhe universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.
© 2024 Created by Juljan Kasapi