Programim
Qëllimet e arsimit profesional në profilin “Programim”, niveli IV i KSHK, të drejtimit “Teknologji e informacionit dhe komunikimit -TIK”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Programim”, niveli IV i KSHK, tё drejtimit “TIK”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e ofruara në fushën e programimit, në kuadrin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё profilin “Programim”, niveli IV i KSHK.
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Programim”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rejat dhe të rinjtë që:
- kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “TIK”, niveli II i KSHK;
- janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional.
- nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit në profilin “Programim”, niveli IV i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Programim”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë iniciativë dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetvlerësime, nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit në profilin “Programim”, niveli IV i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Programim”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e mëparshëm dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të organizojë vendin e punës.
- Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës.
- Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
- Të zbatojë standardet e profesionit.
- Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
- Të kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike për proceset që lidhen me shërbimet në fushën e programimit ose mirëmbajtjes së një software.
- Të bëjë përzgjedhjen e sistemeve të shfrytëzimit, platformave, librarive, frameworke-ve dhe gjuhëve përkatës të programimit.
- Të projektojë një projekt të thjeshtë në fushën e programimit.
- Të ndërtojë aplikacione për pajisje Android.
- Të programojë duke përdorur gjuhën e programimit Java.
- Të programojë duke përdorur gjuhën e programimit C#.
- Të ndërtojë aplikacione për pajisje Desktop.
- Të programojë duke përdorur gjuhën e programimit Python.
- Të dizenjojë dhe ndërtojë një bazë të dhënash duke përdorur modelin ERD.
- Të manipulojë mbi një bazë të dhënash duke përdorur gjuhët DML, SQL, DDL.
- Të administrojë bazën e të dhënave duke përcaktuar privilegje mbi përdoruesit.
- Të ndërmarr politika të sigurisë së përdoruesve dhe të dhënave në një database.
- Të identifikojë aspektet kyçe të sigurisë së aplikacioneve dhe programeve.
- Të identifikojë llojet e risqeve në programe.
- Të zbatojë teknika mbi funksionimin e sa më pak privilegjeve dhe vërtetimin e të dhënave të përdoruesve mbi programe.
- Të zbatojë metoda të ndryshme të monitorimit të programeve remote.
- Të projektojë ndërtimin e një aplikacioni mobile.
- Të dizenjojë ndërfaqet e programeve/aplikacioneve që do të ndërtojë.
- Të ndërtojë aplikacione për paisje iOS.
- Të programojë duke përdorur gjuhën e programimit Swift.
- Të ndërtojë aplikacione hibride të pavaruara nga platforma nëpërmjet një framework-u.
- Të përdorë teknikën GIS, për dizenjimin e hartave dixhitale.
- Të analizojë komponentët kryesorë GIS.
- Të punojë në ekip duke përdorur GIT ose GitHUB.
- Të instalojë sistemin operativ Mac në një makinë virtuale.
- Të planifikojë mirëmbajtjen e programeve.
- Të evidentojë llojet e shërbimeve të mirëmbajtjes.
- Të kryejë back-up sipas hapave të realizimit të tyre.
- Të analizojë kërkesat mbi ndryshimet në frontend, backend dhe në bazën e të dhënave.
- Të kryejë përditësimet me teknologjitë e reja të frontend.
- Të kryejë përditësimet me teknologjitë e reja të backend.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në profilin “Programim”, niveli IV i KSHK.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Programim”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e teknikut/menaxherit në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar apo vetëpunësuar në pozicionet programues frontend, programues backend, programues i aplikacioneve celulare, programues lojërash, testues programesh, mirëmbajtës programesh, administrator i databazave, në njësitë e zhvillimit të sistemeve informatike, pranë institucioneve e bizneseve të dimensioneve të ndryshme (në institucione arsimore, në degë bankash, në kompanitë e programimit, njësitë e shërbimit) etj.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare si dhe të arsimit pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Multimedia

Mbështetje e përdoruesve të TIK
Qëllimet e arsimit profesional në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK, të drejtimit “Teknologji e informacionit dhe komunikimit -TIK”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV
i KSHK, tё drejtimit “TIK”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në
përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë
profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet për mbështetjen e përdoruesve të TIK”.
Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mundësi për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK.
Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK.
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
- kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “TIK”, niveli II i KSHK;
- janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional.
- nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetvlerësime, nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelet e mëparshme, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të organizojë vendin e punës.
- Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës.
- Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës
- Të zbatojë standardet e profesionit
- Të organizojë vendin e punës
- Të kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike në veprimtarinë për mbështetjen e përdoruesve të TIK.
- Të plotësojë dokumentacionin teknik dhe financiar në veprimtarinë për mbështetjen e përdoruesve të TIK.
- Të ndërtojë dhe konfigurojë rrjete kompjuterike pa kabëll.
- Të përdorë sistemin LINUX.
- Të ndërtojë programe me gjuhën C++.
- Të testojë dhe zgjidhë probleme hardware-ike.
- Të bëjë programimin e faqeve web.
- Të administrojë sistemet e shfrytëzimit
- Të kryejë marketingun digjital.
- Të projektojë dhe ndërtojë infrastrukturën kompjuterike.
- Të realizojë një siguri dhe mbrojtje të mirë kibernetike në sistemet kompjuterike.
- Të komunikojë me etikë dhe profesionalizëm.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit gjatë punës.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit
profesional në profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e teknikut/menaxherit në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në qendra servisi për TIK, institucione publike ose biznese private ku nevojitet mbështetje e përdoruesve të TIK, biznese që prodhojnë ose tregtojnë TIK dhe biznese të tjera që veprojnë në këtë fushë.
Ai/ajo edhe mund të vetëpunësohet në këtë veprimtari dhe pas një përvoje pune
e trajnimeve të vazhdueshme, mund të krijojë një sipërmarrje të vetën duke punësuar edhe individë të tjerë në veprimtarinë e mbështetjes së përdoruesve të TIK. Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare si dhe të arsimit pas të mesmes.