Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me shërbimin e mjeteve të transportit”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale, këto janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Shërbime mjetesh transporti” niveli I, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MEKI përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK, nxënësit do të kenë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti” niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim profesional, me të drejtë vazhdimin e arsimimit në nivelin III të KSHK, në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi.
Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës nё ndёrmarrje/servise tё ndryshme që kryejnë shërbime të mirëmbajtjes, riparimit dhe kolaudimit të mjeteve të transportit. Gjithashtu, me studime dhe përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose të krijojë bisnesin e tij në fushën e shërbimeve të zakonshme të mjeteve të transportit. Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional në Nivelin III të KSHK, nxënësi certifikohet si punonjës i kualifikuar dhe më pas, mund të vijojë studimet në Nivelin IV të KSHK për të fituar “Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Shërbime elektro-auto”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Shërbime mjetesh transporti”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në sistemet elektrike dhe elektronike të mjeteve të transportit”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Shërbime elektro-auto” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime elektro-auto”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime elektro-auto”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Shërbime elektro-auto”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё ndërmarrje të shërbimeve elektro-auto, në pika servisi elektro-auto të mjeteve të transportit, veprimtarit ë e tregtimit të pjesëve të këmbimit të mjeteve të transportit, si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në këtë drejtim.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV te KSHK(teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Gjithashtu, me fitimin e diplomёs së “Maturës shtetërore profesionale”, me studime dhe përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose të krijojë bisnesin e tij në fushën e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve elektrike dhe elektronike të mjeteve të transportit.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Shërbime motori”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Shërbime mjetesh transporti”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit në motorët e mjeteve të transportit”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Shërbime motori” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime motori”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime motori”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin II te KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Shërbime motori”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës në ndёrmarrje/servise tё ndryshme që kryejnë Shërbime motori të mjeteve të transportit. Me studime dhe përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose të krijojë bisnesin e tij në fushën e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të motorëve të mjeteve të transportit.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Gjithashtu, me fitimin e diplomёs së “Maturës shtetërore profesionale”, me studime dhe përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose të krijojë bisnesin e tij në fushën e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të motorëve të mjeteve të transportit.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Shërbime karrocerie”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Shërbime mjetesh transporti”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e karrocerisë në mjetet e transportit”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Shërbime karrocerie” niveli
III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
“Shërbime karrocerie”, niveli III i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime karrocerie”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
“Shërbime karrocerie”, niveli III i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime karrocerie”, Niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
vetëpunësimit dhe të të mësuarit.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Shërbime karrocerie”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me Certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës në ndёrmarrje/servise tё ndryshme që kryejnë shërbime të karrocerive të mjeteve të transportit. Gjithashtu, me përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ne fushën e shërbimeve të karrocerisë në mjetet e transportit.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Shërbime mjetesh transporti, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve të transportit, si dhe për të vijuar arsimin e lartë dhe formimin profesional të mëtejshëm”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK. kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Çertifikatën e teknikut të shërbimeve të mjeteve të transportit. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim në serviset ose kompanitë që ofrojnë shërbimet për mjetet e transportit, në kompanitë që bëjnë tregtimin e mjeteve të transportit ose të pjesëve të këmbimit për mjetet e transportit, si dhe në veprimtari të tjera në kuadrin e shërbimeve të mjeteve të transportit. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit të mëtejshëm në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.
© 2024 Created by Juljan Kasapi