Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e drurit dhe prodhimin e objekteve prej druri”. Zhvillimit te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale, këto janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Përpunim druri” niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MFE përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, nxënësi do të kenë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim profesional, me të drejtë vazhdimin e arsimimit në nivelin III të KSHK në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi.
Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës si ndihmёs nё ndёrmarrje tё ndryshme të përpunimit të drurit ose ndërmarrje të tjera që kryejnë veprimtari në fushën e përpunimit të drurit. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e prodhimit të objekteve prej druri. Përsa i përket arsimimit të mëtejshëm, nxënësi ka mundësi të vazhdojë studimet në nivelin III të KSHK, në një prej profileve të drejtimit mësimor “Përpunim druri”. Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional në nivelin IV të KSHK, nxënësi fiton ”Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Mobileri dhe tapiceri”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Përpunim druri”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet e mobilerisë dhe tapicerisë”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Mobileri dhe tapiceri” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mobileri dhe tapiceri”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mobileri dhe tapiceri”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin II i KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Mobileri dhe tapiceri”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me Certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës në zdrukthtari, në ndërmarrje të ndryshme private / shteterore që kryejnё punime tё objekteve prej druri, mobilerisë dhe tapicerisë, ose të vetepunesohet
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin pёrkatёs, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Prodhime druri gjysmë të gatshme”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Përpunim druri”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimet e drurit gjysmë të gatshme”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Prodhime druri gjysmë të gatshme” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Prodhime druri gjysmë të gatshme”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Prodhime druri gjysmë të gatshme”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës në ndërmarrje të ndryshme që prodhojnë produkte gjysmë të gatshme prej druri, si lëndë të sharruar, rimeso, kompensatë, dru të shtresuar, pllakë panel, pllakë zdrukthi dhe fibre.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin/profilin pёrkatёs, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar si teknik (përgjegjës prodhimi) në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e drurit, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në nivele më të larta”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MEKI përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e teknikut të përpunimit të drurit.
Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim si teknik i përpunimit të drurit nё institucione të ndryshme, në bisnese të përpunimit dhe shërbimit të drurit, në nivelin e teknikut për ndjekjen e proceseve të punës, në pikat e tregëtimit të objekteve prej druri dhe prodhimeve gjysmë të gatshme prej druri. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e përpunimit të drurit.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.
© 2024 Created by Juljan Kasapi