Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Përpunim druri

Niveli II i KSHK-së

Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin mësimor “Përpunim druri”, niveli II i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e drurit dhe prodhimin e objekteve prej druri”. Zhvillimit te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale, këto janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve: 

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës në fushën e përpunimit të drurit që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës

II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK.

  1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK.

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Përpunim druri” niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional.
  • nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MFE përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.

2. Kompetencat e përgjithshme kryesore të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, nxënësi do të kenë këto kompetenca të përgjithshme kryesore: 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tyre dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.hhh
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tyre dhe të shfaqin gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojnë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojnë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

3. Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK.

Në përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:

  • Të organizojë vendin e punës.
  • Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës.
  • Të respektojë standardet e profesionit.
  • Të interpretojë dokumentacionin teknik të profesionit.
  • Të lexojë dhe interpretojë skema të thjeshta të objekteve të ndryshme prej druri.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e vendit të punës për realizimin e punimeve të objekteve prej druri.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e materialeve për procesin e tharjes së lëndës së parë;
  • Të përzgjedhë veglat, pajisjet e duhura për punime të thjeshta zdrukthtare me vegla dore dhe mjete elektrike te dores.
  • Të përzgjedhë materialet në sektorin e përpunimit të drurit (makineria);
  • Të kryejë matje dhe shënime të thjeshta në elementet prej druri.
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat dhe pajisjet e punës në punimet e thjeshta zdrukthtare.
  • Të kryejë punime të thjeshta zdrukthtare me vegla dore: sharrë, zdrukthe, dalta, për axhustim, shpime etj.
  • Të kryejë procese të thjeshta zdrukthtare me mjete të mekanizuara të dorës: sharrim, drejtim, zumparim, profilim dhe shpim.
  • Të ndihmojë në përdorimin e mjeteve të punës dhe makinat në sektorin e përpunimit të drurit (makineria);
  • Të ndihmojë në përzgjedhjen e materialeve në repartin e montimit;
  • Të përzgjedhë llojet e materialeve në sektorin e ngjitjes;
  • Të përgatisë sipërfaqen për ngjitje.
  • Të realizojë punime të thjeshta ngjitjeje.
  • Të përzgjedhë materialet e duhura për stukimin e sipërfaqeve të drurit;
  • Të ndihmojë në përzgjedhjen e materialeve të tjera për prodhimin e objekteve prej druri si letër zumpare, teni etj.
  • Të realizojë punime të thjeshta veshje me teni, letër dhe PVC.
  • Të përgatisë sipërfaqen për lyerje.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e materialeve të thjeshta për bojatisjen apo lustrim e sipërfaqeve të drurit;
  • Të realizojë punime të thjeshta të lyerjes.
  • Të ndihmojë në përzgjedhjen e aksesoreve të ndryshëm që përdoren në procesin e prodhimit të produkteve prej druri;
  • Të vendosë aksesorë të thjeshtë metalikë në objekte me bazë druri.
  • Të kryejë montime të thjeshta në objekte me bazë druri.
  • Të seleksionojë llojet e materialeve në depozitat e lëndës së parë dhe produktit të gatshëm në sipërmarrjet e përpunimit të drurit dhe prodhimeve gjysmë të gatshme prej druri;
  • Të kryejë punime të thjeshta në prodhimimin e produkteve gjysëm të gatshmeve prej druri.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e materialeve për imprenjimin e drurit;
  • Të ndihmojë në përzgjedhjen materialeve të tapicerisë si susta, sfungjerë, damask etj.
  • Të përzgjedhë materialet e duhura për ambalazhimin e produkteve prej druri;
  • Të zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
  • Të komunikojë me etikë profesionale.

4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK.

Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim profesional, me të drejtë vazhdimin e arsimimit në nivelin III të KSHK në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi.

Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës si ndihmёs nё ndёrmarrje tё ndryshme të përpunimit të drurit ose ndërmarrje të tjera që kryejnë veprimtari në fushën e përpunimit të drurit. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e prodhimit të objekteve prej druri.  Përsa i përket arsimimit të mëtejshëm, nxënësi ka mundësi të vazhdojë studimet në nivelin III të KSHK, në një prej profileve të drejtimit mësimor “Përpunim druri”. Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional në nivelin IV të KSHK, nxënësi fiton ”Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Profilet mësimore

Niveli IV i KSHK-së

Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK.

 

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar si teknik (përgjegjës prodhimi) në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e drurit, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në nivele më të larta”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt formimit profesional dhe arsimit të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale dhe akademike;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

 

  1. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK.

 

  1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK.

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin profesional në një nga profilet e nivelit III të KSHK të drejtimit mësimor “Përpunim druri”;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional.
  • kanë aftësi të kufizuara, por për të cilët shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MEKI përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

 

  1. Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK.

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore: 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse e menaxhuese për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll dhe përshtatshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

 

  1. Kompetencat profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli III.

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

  • Tё hartojë një plan-bisnesi që lidhet me veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
  • Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale pёrkatёse.
  • Të kryejë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë veprimtarive profesionale përkatëse.
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin qё lidhet me veprimtaritё profesionale në fushën e përpunimit të drurit.
  • Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive profesionale pёrkatёse.
  • Të zbatojë parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarive profesionale pёrkatёse.
  • Të zbatojë standardet teknike (ISO) në fushën e përpunimit të drurit.
  • Të analizojë, planifikojë dhe organizojë punimet në repart ose fabrikë të përpunimit të drurit.
  • Të mbikëqyrë  procesin e sigurimit dhe ruajtjes së lëndës së parë dhe ndihmëse.
  • Të mbikëqyrë fluksin e qarkullimit të lëndës së pare në çdo proces.
  • Të mbikëqyrë funksionimin e sistemeve të transportit të brendshëm.
  • Të zbërthejë dhe përpunojë fletët e vizatimit të planimetrisë së repartit të punës.
  • Të zbërthejë dhe përpunojë fletët e vizatimit të objekteve prej druri.
  • Të zbërthejë dhe përpunojë fletët e vizatimit për aredimin e nevojshëm të ambienteve të ndryshme dhe bashkohore.
  • Të zbërthejë skemat e punës të pajisjeve, makinave, linjave konvejer në fabrikat e përpunimit të drurit.
  • Të ndjekë zbatimin e punimeve për realizimin e pllakave me bazë druri si pllakë zdrukthi, fibre, panel, kompensatë dru i shtresuar etj.
  • Të ndjekë zbatimin e punimeve për prodhimin e objekteve të ndryshme prej druri si mobilje, mobilje të tapicuara, objekte speciale prej druri, artizanale, objekte druri për fushën e ndërtimit si kapriata, kallëpe, trarë, dyer , dritare etj.
  • Të ndjekë zbatimin e punimeve sipas grafikut të punimeve në repartin e punës
  • Të përgatitë makinën nga ana teknike dhe e sigurisë.
  • Tё punojё nё makina tё kompjuterizuara tё pёrpunimit tё drurit pllakat me bazë druri si pllakë zdrukthi, fibre, panel, kompensatë dru i shtresuar etj, si dhe përgatitje të detaleve të ndryshme sipas modelit të kërkuar.
  • Të kryejë punime speciale në poste pune të repartit, si përcaktime të vetive të drurit dhe prodhimeve gjysmë të gatshme.
  • Të ndjekë zbatimin e rregjimeve në procese të ndryshme të prodhimit, gjatë trajtimit hidro-termik, termik të drurit, presimit, tharjes, defibrimit etj.
  • Të ndjekë realizimin e recetave të përgatitjes së kimikateve që përdoren, si lëndët ngjitëse, hidrofuge, llustruese, ngjyruese, imprenjuese etj.
  • Të bashkëpunojë për zbatimin e punimeve të instalimeve të makinave, linjave dhe të transportit të brendshëm etj.
  • Të sigurojë funksionimin e pajisjeve të kontrollit
  • Të kryejë kontrollin e cilësisë së punimeve
  • Të kontrollojë markëtimin dhe amballazhimin.
  • Të hartojë dhe të plotësojë dokumentacionin teknik në repart.
  • Të përdorë teknologjinë e programit kompjuterik EXCEL dhe AutoCAD.
  • Të kryejë ngritjen e nivelit të tij profesional dhe përmirësimin e procesit të prodhimit
  • Të bashkëpunojë për evidentimin dhe kualifikimin e punëtorëve në repart ose fabrikë.
  • Të mbikëqyrë mirëmbajtjen e instrumenteve, veglave, pajisjeve dhe materialeve të punës në mjediset përkatëse.
  • Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Të komunikojë me etikën e duhur në kuadrin e veprimtarive

 

 

  1. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK.

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Përpunim druri”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e teknikut të përpunimit të drurit.

Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim si teknik i përpunimit të drurit nё institucione të ndryshme, në bisnese të përpunimit dhe shërbimit të drurit, në nivelin e teknikut për ndjekjen e proceseve të punës, në pikat e tregëtimit të objekteve prej druri dhe prodhimeve gjysmë të gatshme prej druri. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e përpunimit të drurit.

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.

 

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Informacion shtesë

Sistemi 2+1+1 vjeçar

Kohëzgjatja: 4 vite

2 profile

Praktikë profesionale në biznes

Punësim i sigurt

Certifikatë e diplomë

© 2024 Created by Juljan Kasapi