Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Termohidraulikë

Niveli II i KSHK-së

I. Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin mësimor “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar ose vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen drejtpërdrejt me instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjeteve dhe sistemeve termohidraulike”. Zhvillimit te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale ju krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës në fushën e termohidraulikës që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës;

II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK.

  1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK.

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Termohidraulikë” niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar.
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
  • nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MFE përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.

Kompetencat e përgjithshme kryesore të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK.

Në përfundim të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK, nxënësi do të ketë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tyre dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të
  • Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tyre dhe të shfaqin gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojnë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojnë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

3. Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK

Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:

  • Të organizojë vendin e punës për punime
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet, makinat dhe materialet e punës.
  • Të zbatojë standardet e
  • Të interpretojë dokumentacionin teknik për punime në instalime
  • Të lexojë dhe interpretojë skica dhe skema të instalimeve
  • Të zbatojë standardet për instalimet hidraulike dhe
  • Të kryejë matje dhe kontrolle me vegla dhe instrumenta matëse.
  • Të përzgjedhë veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punime në instalime
  • Të kryejë punime të hapjes dhe mbylljes së kanaleve, vrimave dhe foleve në mure dhe
  • Të kryejë punime të ndryshme mekanike në funksion të instalimeve
  • Të përgatitë elemente tipike të tubacioneve me vegla
  • Të kryejë bashkime tubash duke përdorur teknika të
  • Të kryejë punime të thjeshta për instalimin e linjave të furnizimit me ujë të pajisjeve
  • Të kryejë punime të thjeshta për instalimin e linjave të shkarkimit të pajisjeve
  • Të kryejë punime për instalime të thjeshta të tubave, të armaturave dhe radiatorëve në sistemet e ngrohjes.
  • Të kryejë punime të thjeshta për montimin e pajisjeve hidrosanitare dhe aksesorëve.
  • Të kryejë punime të thjeshta për instalime të sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes.
  • Të kryejë punime të mirëmbajtjes në instalimet hidraulike dhe të ngrohjes.
  • Të komunikojë me etikë
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.

4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK.

Përfundimi me sukses i arsimit profesional në kualifikimin profesional “Termohidraulikë”, niveli II-të në KSHK, referuar nivelit II të KEK, e pajis individin me Çertifikatën Profesionale të punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim.

Ky kualifikim profesional i jep individit mundësinë që t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar si ndihmës për punime instalimi, riparimi, mirëmbajtjeje të sistemeve termohidraulike në sipërmarrje që kryejnë veprimtari në fushën e termohidraulikës, në sipërmarrjet e ndërtimit të objekteve të ndryshme, në ndërmarrje të ujësjellës kanalizimeve, si dhe në njësitë e tregtimit të pajisjeve, veglave dhe materialeve hidro-sanitare etj.

Me përfundimin e kualifikimit profesional “Termohidraulikë”, niveli II-të në KSHK, referuar nivelit II të KEK, individi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin III-të në KSHK-së, referuar nivelit III të KEK, në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi. Me arsimimin e mëtejshëm në nivelin IV-t në KSHK, referuar nivelit IV të KEK, individi fiton të drejtën e Diplomës së “Maturës Shtetërore Profesionale” me mundësi për të vazhduar studimet pas të mesme ose universitare.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Profilet mësimore

Niveli IV i KSHK-së

  1. Qëllimet e arsimit profesional në profilin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK.

 

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë” niveli IV i KSHK është: “Zhvillimi i personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar si teknikë në veprimtaritë profesionale që lidhen me sektorin e termohidraulikës, si dhe për t’u vetëpunësuar në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve hidraulike dhe dhe termohidraulike”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

 

  1. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK.

 

1.    Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё drejtimin “Termohidraulikë” , niveli IV i KSHK

 

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Termohidraulikë”, niveli IV, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin profesional në njërin nga profilet e nivelit III i KSHK të drejtimit mësimor “Termohidraulikë”;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional.
  • nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

 

2.    Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK

 

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore: 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

 

3.    Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin mësimor “Termohidraulikë”,”, niveli IV i KSHK

 

Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

  • Tё hartojë një plan-biznesi që lidhet me instalimet hidraulike dhe termohidraulike.
  • Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me instalimet hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të kryejë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë punimve të ndryshme në instalimet hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionet qё lidhen me instalimet hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarisë në fushën e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të zbatojë standardet teknike ndërkombëtare (ISO) dhe kombëtare në fushën e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të kontrollojë elementet e planorganizimit të kantierit të ndërtimit, skemat e furnizimit të energjisë, ujit dhe telekomunikacionit, punimet përgatitore;
  • Të kontrollojë në objekt sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, sistemet e shkarkimeve të ujërave, gazrave, mbetjeve të ngurta etj.
  • Të monitorojë zbatimin e teknikave të instalimit të linjave të brendshme të furnizimit me ujë të ndërtesave;
  • Të monitorojë zbatimin e teknikave të instalimit të linjave të brendshme të shkarkimit të ndërtesave;
  • Të monitorojë zbatimin e teknikave të shtrimit të linjave të jashtme të ujësjellësit;
  • Të monitorojë zbatimin e mënyrave të realizimit të rrjetit të jashtëm të kanalizimeve;
  • Të monitorojë zbatimin e teknikave të instalimit të linjave të aspirimit dhe ajrimit;
  • Të monitorojë zbatimin e teknikave të instalimit të sistemeve mbrojtëse nga zjarri;
  • Të monitorojë zbatimin e mënyrave të instalimit të aparaturave, trupave dhe pajisjeve të tjera përbërëse të sistemeve hidraulike dhe termohidraulike;
  • Të monitorojë zbatimin e teknikave të instalimit të sistemeve të kombinuara hidraulike dhe termohidraulike;
  • Të zbatojë teknikat e instalimit të pajisjeve të specializuara hidraulike dhe termohidraulike;
  • Të plotësojë librezën e masave dhe elementet përbërëse të saj;
  • Të kontrollojë manovrimin e saraçineskave për rregullimin e regjimit;
  • Të ndjekë zbatimin e procedurës dhe mënyrës së riparimi të defekteve të thjeshta dhe parregullsive në kryerjen e punimeve të instalimit, sipas projektit të riparimit;
  • Të ndjekë zbatimin e grafikut të punimeve të mirëmbajtjes së parashikuar;
  • Të verifikojë cilësinë e punimeve të realizuara dhe të hartojë dhe plotësojë dokumentacionin teknik gjatë punimeve dhe pas përfundimit.
  • Të përdorë mjete digjitale dhe programe të posaçme për instalimet hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të mbikëqyrë mirëmbajtjen e instrumenteve, veglave, pajisjeve dhe materialeve të punës në mjediset përkatëse.
  • Të zbatojë parimet e komunikimit me etikë profesionale gjatë ushtrimit të veprimtarisë në fushën e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike.
  • Të kryejë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

 

4.    Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK

 

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e teknikut termohidraulik.

Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё kompanitë publike dhe jopublike që veprojnë në sektorin e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike, në nivelin e teknikut (për ndjekjen e proceseve të punës), në pikat e tregëtimit të veglave dhe pajisjeve hidraulike dhe termohidraulike. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike.

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Informacion shtesë

Sistemi 2+1+1 vjeçar

Kohëzgjatja: 4 vite

3 profile

Praktikë profesionale në biznes

Punësim i sigurt

Certifikatë e diplomë

© 2024 Created by Juljan Kasapi