Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me punimet e ndërtimit”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Ndërtim” niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë MFE përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim” niveli II i KSHK, nxënësi do të ketë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim profesional.
Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës si ndihmёs nё ndёrmarrje tё ndryshme ndërtimi ose ndërmarrje të tjera që kryejnë veprimtari në fushën e ndërtimit. Nxënësi mund të punësohet edhe në pika të shërbimeve teknike në ndërmarrjet e ndërtimit.
Përsa i përket arsimimit të mëtejshëm, nxënësi ka mundësi të vazhdojë studimet në nivelin III të KSHK, në një prej profileve të drejtimit mësimor “Ndërtim”. Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional edhe në nivelin IV të KSHK, nxënësi fiton ”Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Mirëmbajtje ndërtesash”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Ndërtim”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me mirëmbajtjen e ndërtesave. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Mirëmbajtje ndërtesash” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin “Mirëmbajtje ndërtesash”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mirëmbajtje ndërtesash”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Mirëmbajtje ndërtesash”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në, sipërmarrje duke punësuar specialistë të tjerë në veprimtari tё mirëmbajtjes së ndërtesave e njësive më të ndërlikuara të banimit, shërbimit apo rasteve të gërshetuara. Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV i KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Ndërtim”, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar si teknik ndërtimi në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin e objekteve ndërtimore”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli IV i KSHK. kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Ndërtim”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara si nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si teknik/menaxher i mesëm ndёrtimi, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Ndërtim”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, me Certifikatën e përgatitjes profesionale dhe suplementin përkatës. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim si teknik ndërtimi në institucione të ndryshme, në shoqëri ndërtuese, në objekte ndërtimi, rrugë, ura dhe vepra hidroteknike, për menaxhimin dhe zbatimin e punimeve, si dhe në studio projektuese ndërtimi si përpunues projektesh arkitektonike e konstruktive.
Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual si teknik/menaxher i mesëm ndёrtimi për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe rikostruksionin në objekte ndërtimore.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.
© 2024 Created by Juljan Kasapi