Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Shërbime sociale dhe shëndetësore

Niveli II i KSHK-së

Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK , është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerances, mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK.

Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK.

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional.
  • nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MEKI përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

 

2. Kompetencat e përgjithshme të nxënësit në përfundim të arsimimit në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore” niveli II i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithëshme kryesore: 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

3. Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimimit në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK.

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore” niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:

  • Të organizojë vendin e punës.
  • Të zbatojë etikën profesionale të ndihmësit social.
  • Të zbatojë rregullat e komunikimit me etikë profesionale sipas grup moshave;
  • Të zbatojë parimet e respektimit të barazisë gjinore, racore, kombëtare, kulturore dhe fetare në vendin e punës;
  • Të zbatojë parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor për individët në nevojë pavarësisht moshës, gjinisë, besimit fetar dhe përkatësisë racore.
  • Të zbatojë rregullat dhe rëndësinë e ruajtjes së konfidencialitetit për individin në nevojë dhe rastet përjashtimore.
  • Të identifikojë sjelljet devijante dhe të reagojë në mënyrën e duhur.
  • Të identifikojë llojet e lëndëve narkotike dhe efektet tek individi.
  • Të shpjegojë paragjykimet, diskriminimet dhe ku dallojnë me njëra tjetrën.
  • Të shpjegojë dhunën, format e saj dhe sistemin e shërbimeve për përfituesit.
  • Të shpjegojë aftësinë e kufizuar, format esaj dhe sistemin e shërbimeve për përfituesit.
  • Të shpjegojë konfliktin, burimin e format e tij si dhe metodat e zgjidhjes.
  • Të identifikojë treguesit e gjendjes emocionale tek individi në nevojë.
  • Të jetë i aftë të kryejë vlerësimin fillestar dhe vlerësimin e plotë të rastit.
  • Të shpjegojë mirëqënien sociale dhe problemet sociale.
  • Të identifikojë grupet vulnerabël dhe rrezikun nga përjashtimi social.
  • Të marrë masa për mbrojtjen e individëve në rast abuzimi
  • Të zbatojë ligjshmërinë përkatëse të shërbimit social-shëndetësor.
  • Të zbatojë të drejtat e njeriut.
  • Të përshkruajë rëndësinë e identifikimit të pengesave në procesin e komunikimit;
  • Të zbatojë parimet e punës në grup;
  • Të zbatojë qasjet/metodat e duhura për zgjidhjen e konflikteve;
  • Të zbatojë teknikat e motivimit që përdoren për të nxitur komunikimin;
  • Të angazhohet në proceset e vlerësimit, vetëvlerësimit, motivimit dhe vetë motivimit.
  • Të listojë llojet e shërbimeve për individë të dhunuar dhe dhunues;
  • Të listojë llojet e shërbimeve për individë me aftësi të kufizuara dhe institucionet përkatëse;
  • Të përzgjedhë materialet dhe pajisjet që përdoren në ofrimin e shërbimeve social-shëndetësore;
  • Të zbatojë metodat për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në vendin e punës;
  • Të mundësojë aksesueshmërisë (me karrige me rrota, rampa, paterica etj..) në dhënien e shërbimeve social-shëndetësore
  • Të japë ndihmën e parë social-shëndetësore.
  • Të kryejë përkujdesjen trupore për individët në nevojë social-shëndetësore.
  • Të ndihmojë në të ushqyerit e individëve në nevojë social-shëndetësore.
  • Të kryejë zhveshjen, larjen dhe veshjen e individëve në nevojë social-shëndetësore.
  • Të kryejë pastrimin, dezinfektimin dhe sterilizimin e mjedisit, mjeteve, pajisjeve dhe materialeve.
  • Të ndërtojë marrëdhënie profesionale me familjarët e individëve në nevojë social-shëndetësore.
  • Të prezantojë veten me gojë dhe me shkrim.
  • Të zhvillojë aftësinë e të punuarit në grup dhe të kapërcimit të ndryshimeve kulturore.
  • Të zbatojë masat parandaluese për parandalimin e infenksioneve, kontrakturave, dekubitusit, pneumonive dhe trombozave.
  • Të matë shenjat jetësore të organizmit te individët në nevojë social-shëndetësore.
  • Të zbatojë recetën dhe rekomandimet e mjekut.
  • Të ofrojë përkujdesjen sociale për grupe të ndryshme.
  • Të prezantojë punën e ndihmësit social tek të interesuarit.
  • Të reagojë në situata të sjelljeve devijante.
  • Të kryejë vlerësimin e gjendjes dhe nevojave social-shëndetësore të individëve në nevojë dhe të atyre në fazën terminale të jetës.
  • Të kryejë gjimnastikën shëruese për rivendosen e funksioneve të aparatit të lëvizor dhe të sistemit vegjetativ tek individët në nevojë social-shëndetësore .
  • Të identifikojë ndryshimet e njeriut gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë gjatë shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
  • Të zbatojë rregullat e ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Të përdorë mjete digjitale në funksion të veprimtarisë profesionale.

4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimimit në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me Certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim në instutucione të përkujdesit social-shëndetësor, qendra ditore ose rezidenciale të të moshuarve, të fëmijëve dhe të rinjve, shërbime në shtëpi si dhe në veprimtari të tjera që kanë lidhje me shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Me përfundimin e arsimimit për “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli II i KSHK, nxënësi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin III të KSHK, në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi. Me arsimim të mëtejshëm (në nivelin IV të KSHK) nxënësi fiton “Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Profilet mësimore

Niveli IV i KSHK-së

I.      Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me organizimin, administrimin dhe drejtimin e qendrave që ofrojnë shërbime social-shëndetsore, bizneset sociale, fondacionet, shoqata (OJF,) si dhe projektet komunitare, që fokusohen në përmirësimin e jetës sociale, mbrojten dhe përmiresimin e shëndetit të njerëzve në nevojë, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në nivele më të larta”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt formimit profesional dhe arsimit të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale dhe akademike;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

 

II.    Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK.

 

1.   Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK.

 

Në   shkollat    që    ofrojnë   arsimin    profesional    në   drejtimin    “Shërbime    sociale    dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin profesional në një nga profilet e nivelit III të KSHK, të drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
  • kanë aftësi të kufizuara, por për të cilët shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

 

2.   Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK.

 

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”,

 

niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse e menaxhuese për të ardhmen e
  • Të tregojë vetëkontroll dhe përshtatshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e

 

3.      Kompetencat profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK.

 

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit IV të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

 

  • Tё hartojë një plan-bisnesi që lidhet me veprimtaritё profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
  • Të ofrojë shërbimet mjekësore dhe shëndetësore në një qendër të shërbimit social- shëndetësor.
  • Të përdorë teknologjinë dixhitale në mbështetje të veprimtarisë profesionale të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
  • Të ofrojë shërbime sociale, argëtuese dhe edukative në një qendër të shërbimit social- shëndetësor.
  • Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale të shërbime sociale dhe shëndetësore.
  • Të kryejë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare, gjatë veprimtarive profesionale për shërbimet sociale dhe shëndetësore.
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacion, qё lidhet me veprimtaritё profesionale të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
  • Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive profesionale për shërbimet sociale dhe shëndetësore që ofrohen në qendër.
  • Të zbatojë standardet teknike që lidhen me veprimtarinë profesionale të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
  • Të zbatojë parimet e etikës dhe të komunikimit gjatë ushtrimit të veprimtarive profesionale të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

 

  • Të kryejë procedurat e duhura për hapjen dhe mbylljen e një biznesi të shërbimeve social-shëndetësore.
  • Të menaxhojë përkujdesjen shëndetësore dhe ndihmën sociale në një qendër të shërbimit social-shëndetësor.
  • Të kryejë mirëmbajtjen e qendrës së shërbimeve social – shëndetësore dhe administrimin e dokumentacionit të
  • Të kryejë procedurat për rekrutimin e stafit dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.
  • Të aftësohet për ndërtimin e network-ut dhe pjesëmarrjen në shoqërinë
  • Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit gjatë ofrimit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore në qendër.
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës në qendër.
  • Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë, të higjienës dhe të mbrojtjes së

 

4.      Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK.

 

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e menaxherit të veprimtarive për shërbimet sociale dhe shëndetsore. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё të gjitha bizneset sociale, qendra ditore ose rezideniale të të moshuarve, të fëmijëve dhe të rinjve, OJF, shoqata dhe fondacione, projekte komunitare, si dhe ne veprimtari që kanë lidhje me shërbimet sociale dhe shëndetësore për njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Informacion shtesë

Sistemi 2+1+1 vjeçar

Kohëzgjatja: 4 vite

2 profile

Praktikë profesionale në biznes

Punësim i sigurt

Certifikatë e diplomë

© 2024 Created by Juljan Kasapi