Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme

Niveli V i KSHK-së

I. Qëllimet e arsimit profesional pas të mesmes në profilin “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, niveli V i KSHK

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në profilin “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, niveli V i KSHK është “zhvillimi i personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për të ofruar këshillim, negocim dhe ndërmjetësim me qëllim realizimin e transaksioneve që kanë për objekt pasuritë e paluajtshme, si dhe për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat në këtë fushë, si person fizik ose juridik”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale në nivelin pas të mesëm, u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse dhe krijuese, si dhe vlerat artistike dhe morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar nga pikëpamja artistike, psikologjike dhe fizike, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në profilin “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, niveli V i KSHK

1.   Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në profilin “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, niveli V i KSHK

 

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, niveli V i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë ato/ata:

 

  • Individë që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm, të përgjithshëm ose profesional, në nivelin IV të KSHK;
  • Individë që janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
  • Individë që kanë aftësi të kufizuara, për të cilët institucioni arsimor krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që

 

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

3. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimimit në profilin mësimor “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, niveli V i KSHK.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme” në nivelin V të KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e “ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme”.

Ky kualifikim profesional i jep individit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si konsulent i pasurive të paluajtshme, ndërmjetësues për pasuri të paluajtshme, agjent i pasurive të paluajtshme, agjent shitjesh i pasurive të paluajtshme, menaxher i zyrës imobiliare, broker, investitor në pasuritë e paluajtshme, menaxher i pasurive të paluajtshme, në pozicione të lidhura me dhënien e ekspertizës për pasuri të paluajtshmje, si dhe të krijojë një biznesi privat, si person fizik ose juridik.

Informacion shtesë

Profil pas të mesmes

Kohëzgjatja: 2 vite

Praktikë profesionale në biznes

Punësim i sigurt

Certifikatë e diplomë

© 2024 Created by Juljan Kasapi