Ditën e hënë, më datë 8 korrik hapen regjistrimet për klasën e X-të.
Regjistrimet kryhen përmës platformës eAlbania deri më 30 shtator në këtë link.
Shkolla do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 08:00 – 14:00 për t’ju informuar rreth drejtimeve e profileve që ofron shkolla, bursave dhe jetës sociale të shkollës, për të parë nga afër infrastrukturën e shkollës, si dhe për t’ju asistuar me regjistrimin.
Ndaj,
nëse dëshira jote është të bëhesh programues, web developer, project manager, graphic designer, social media manager, administrator rrjeti, specialist IT, help desk, teknik hardware, kuzhinier, pasticier, picajol, recepsionist, agjent udhetimesh, guidë turistike, punonjës lavanderie, kamarier, banakier, menaxher hoteli, menaxher eventesh, menaxher zyre, menaxher restoranti, ekonomist, analist të dhënash, menaxher biznesi, llogaritar, tregtar, agjent shitjesh, hidraulik, teknik sistemesh ngrohjeje-ftohjeje, specialist i ujësjellës-kanalizimeve, rrobaqepës, stilist, atelier, mobilier, tapicier, animator social, punonjës i kujdesit social e shëndetesor, mekanik, tornitor, frezator, saldator, motorrist, elektroaut, specialist i lyerjeve të automjeteve dhe tapiceri makinash, instalues dhe riparues i pajisjeve elektroshtëpiake, instalues të rrjetit elektrik në ndërtime civile dhe indrustriale, teknik ndërtimi, agjent i pasurive të paluajtshme, atëherë Shkolla Profesionale Elbasan është zgjedhja e duhur!
Zgjidh zanatin,
Ndërto të ardhmen!