Mood Circle, aplikacioni i së ardhmes !

Ky aplikacion ofron një mënyrë inovative dhe diskrete për të mbështetur shëndetin emocional të përdoruesve, veçanërisht të nxënësve. Përdoruesit mund të shprehin gjendjen e tyre emocionale, dhe në varësi të nivelit të stresit që reflektojnë, aplikacioni ofron 5 detyra ose aktivitete për të ndihmuar në menaxhimin e emocioneve.

Këto detyra mund të përfshijnë strategji relaksimi, ushtrime frymëmarrjeje ose aktivitete kreative. Raportimi në kohë reale tek psikologia e shkollës duke e bërë procesin më efikas. Kjo qasje nxit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe inkurajon komunikimin e hapur mbi ndjenjat, duke krijuar një ambient më mbështetës në shkollë.

Një ide shumë e fuqishme është platforma jonë që ofron materiale dhe produkte origjinale, përfshirë një serial dhe një podcast me të ftuar të veçantë. Tematika kryesore është reduktimi i stresit tek të rinjtë dhe grupe të tjera.

Ky serial do të eksplorojë strategji dhe teknika efektive për menaxhimin e stresit, ndërsa podcasti do të sjellë biseda me ekspertë dhe individë që ndajnë përvojat e tyre të vlefshme. Kjo platformë është një burim i pasur informacioni dhe inspirimi, që krijon një hapësirë ku të rinjtë ndihen të mbështetur dhe kanë mundësinë të gjejnë zgjidhje për sfidat emocionale të përditshme. Nëse dëshirojmë të forcojmë shëndetin mendor, kjo është mundësia e duhur për ta bërë atë.

Oazi i Qetësisë është një ambient unik, i krijuar nga ne, nxënësit, për të mbështetur shëndetin emocional dhe për të reduktuar stresin. E vendosur në katin e pestë të shkollës, kjo dhomë ofron një hapësirë të sigurt dhe inspiruese, e cila mund të aksesohet vetëm nga ata nxënës që kanë nevojë për relaks.

Nxënësit kanë mundësinë të angazhohen në Mood Circle-in, një aktivitet që i ndihmon të reflektojnë mbi gjendjen e tyre emocionale. Bazuar në rezultatet, ata mund të përfitojnë nga aktivitetet qetësuese. Disa nga fasilitetet që ofron Oazi përfshijnë:

  1. Syze VR (Virtual Reality): Këto syze krijojnë përvoja immersive, duke i transportuar përdoruesit në ambiente relaksuese dhe duke ulur ndjeshëm stresin.
  2. Headphones me muzikë relaksuese: Ato ofrojnë mundësinë për të dëgjuar meloditë qetësuese, duke kontribuar në një atmosferë harmonike dhe qetësuese.
  3. Tablet me akses në Jellyfin: Nxënësit mund të shikojnë serialet dhe podcastet javore, duke u zhytur në përmbajtje që ndihmojnë në menaxhimin e stresit.
  4. Bean Bags: Këto janë vende komode që ofrojnë një ambient të rehatshëm për relaksim.
  5. Bokse me tinguj relaksues: Këto krijojnë një sfond akustik që ndihmon në qetësimin e mendjes dhe përmirësimin e atmosferës.

Këtu kemi të paraqitur disa nxënës të cilët janë duke frekuentuar një pjesë të fasiliteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About Company

Breakfast procuring nay end happiness allowance assurance frankness. Met simplicity nor difficulty unreserved allowance assurance who.

Most Recent Posts

Play Video

Category

Tags

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

© 2024 Created by Juljan Kasapi

Scroll to Top