admin, Author at Shkolla Profesionale Elbasan

Author name: admin

Lajme, Marketing

Klubi i Robotikës në Shkollën Profesionale Elbasan

Me iniciativën e mësuesit Esmerald Suparaku, Shkolla Profesionale Elbasan ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë në arsimin profesional. Në ambientet e shkollës është krijuar laboratori i elektronikës, elektroteknikës dhe robotikës, një hapësirë e dedikuar për studentët që duan të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe të ndërtojnë projekte inovative. Një rrugëtim i frymëzuar nga Cisco Ky udhëtim teknologjik nisi me ndjekjen e kursit “Computer Hardware Basic” të Cisco-s, duke ofruar një bazë solide për të kuptuar funksionimin e pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike. Ky ishte hapi i parë drejt eksplorimit të fushave më të avancuara si elektronika dhe elektroteknika, duke nxitur një pasion të thellë për inovacionin dhe krijimtarinë. Pas përvetësimit të njohurive bazë, vendosëm të ndërmarrim një projekt ambicioz: krijimin e një laboratori të specializuar për robotikën, elektronikën dhe elektroteknikën. Ky laborator shërben si një hapësirë ku nxënësit mund të eksperimentojnë, të zbatojnë teoritë e mësuara dhe të bashkëpunojnë me profesionistë të fushës për projekte të reja. Momente Kyçe të Rrugëtimit Tonë Një ndër momentet më të rëndësishme ishte organizimi i konkursit të klasave të 10-a me temat “Hardware Basic” dhe “Operating Systems”. Kjo garë u fokusua në aftësitë teknike të nxënësve, përfshirë instalimin e sistemeve operative, projektimin e komponentëve harduerikë dhe krijimin e pajisjeve elektronike. Konkursi jo vetëm që testoi aftësitë teknike të nxënësve, por gjithashtu i ndihmoi ata të punojnë në grup dhe të zhvillojnë kreativitetin e tyre. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte vizita e nxënësve më të mirë të klasave të 10-a në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Kjo vizitë u organizua për të ofruar një perspektivë më të gjerë mbi teknologjitë e avancuara dhe për të parë nga afër projekte inovative të realizuara nga studentët e universitetit. Nxënësit tanë patën mundësinë të shihnin aplikime praktike të Arduino-s, sensorëve ultrasonikë dhe sistemeve të automatizuara, duke fituar një përvojë të vlefshme për zhvillimin e tyre profesional. E Ardhmja e laboratorit dhe projekteve inovative Laboratori i robotikës dhe elektronikës është krijuar për të zhvilluar projekte të avancuara si krijimi i robotëve autonomë, sistemeve të automatizuara dhe ndihmësve digjitalë. Në të ardhmen, synojmë të bashkëpunojmë me institucione të ndryshme dhe të zhvillojmë projekte që mund të kenë ndikim në komunitet. Ky laborator përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për nxënësit e Shkollës Profesionale Elbasan për të eksploruar botën e teknologjisë, për të zhvilluar aftësi praktike dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre në një sektor gjithnjë në rritje. Me përkushtimin e mësuesve dhe entuziazmin e nxënësve, ne do të vazhdojmë të investojmë në arsim cilësor dhe në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Lajme, Marketing

Mesovet: Një hap përpara në Arsimin Profesional nga Shkolla Profesionale Elbasan

Shkolla Profesionale Elbasan, në partneritet me projektin Skills 4 Jobs, i cili ka sjellë platformën inovative “Meso Vet”, duke kontribuar në dixhitalizimin e arsimit profesional prezantojne platformen mesovet.alKjo platformë është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të mësimdhënies dhe përputhjes me objektivat e planit vjetor, afatmesëm dhe të strategjisë kombëtare për dixhitalizimin e institucioneve arsimore. Çfarë ofron platforma “Mesovet”? “Mesovet” është një platformë LMS (Learning Management System) e avancuar që pasuron përvojën mësimore nëpërmjet materialeve të organizuara për lëndët teorike dhe moduleve praktike. Ajo siguron një qasje të strukturuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përgatiten më mirë për tregun e punës. Një veçori e dallueshme është aplikacioni i saj, i cili lejon shkarkimin e materialeve mësimore për t’u aksesuar edhe pa lidhje interneti. Kjo është veçanërisht e dobishme për nxënësit që ndodhen në zona me lidhje të kufizuar. Shkarko app këtu: Përfitimet e “Meso Vet” Një risi në mësimdhënie dhe zhvillim Duke përdorur “Meso Vet”, Shkolla Profesionale Elbasan ka përforcuar rolin e saj si lider në arsimin profesional, duke integruar teknologjinë për të përmbushur nevojat e një tregu gjithnjë e më të dixhitalizuar. Kjo platformë jo vetëm që transformon mënyrën si mësohet, por edhe kontribuon në përmbushjen e objektivave strategjike për zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Bëhuni pjesë e këtij ndryshimi dhe eksploroni potencialin e “Meso Vet”! Mëso më shumë në: www.mesovet.al

Lajme

Nxënësit e Klasës XA TIK Vizitojnë Bibliotekën “Qemal Baholli” në Kuadër të Muajit të Letërsisë

Në kuadër të muajit të letërsisë, nxënësit e klasës XA TIK, nën kujdesin e mësueses së gjuhës dhe letërsisë Matilda Qosja, zhvilluan një vizitë të veçantë në bibliotekën e qytetit tonë “Qemal Baholli.” Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për nxënësit të zgjeronin njohuritë e tyre mbi kulturën e librit dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë letrare. Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen me historikun e bibliotekës dhe të zbulojnë më shumë rreth fondeve të saj të pasura, të cilat përfshijnë një shumëllojshmëri librash që përfaqësojnë letërsinë shqiptare dhe atë botërore. Një pjesë interesante për ta ishte edhe procesi i dixhitalizimit, i cili synon ta bëjë bibliotekën më të aksesueshme për lexuesit dhe të ruajë në mënyrë të qëndrueshme burimet e saj të çmuara. Atmosfera ishte e mbushur me entuziazëm dhe kureshtje, ndërsa nxënësit lundronin mes rafteve të mbushura me libra. Gjatë shëtitjes, ata përjetuan magjinë që fsheh shtëpia e librit dhe ndjenjën e frymëzimit që literatura arrin të sjellë. Ky udhëtim u përmbyll me një gjest simbolik të veçantë: nxënësit dhuruan nga një libër për bibliotekën, duke kontribuar në pasurimin e fondit të saj dhe duke shprehur vlerësimin e tyre për këtë institucion të rëndësishëm kulturor. Vizita në bibliotekën “Qemal Baholli” ishte një eksperiencë që nxiti dashurinë për librin dhe promovoi vlerat e leximit si një formë e rëndësishme edukimi dhe argëtimi. Një ditë e paharrueshme për nxënësit tanë, e cila rikujton fuqinë e librit për të na lidhur me të shkuarën dhe për të na inspiruar për të ardhmen.

Lajme

Mood Circle, aplikacioni i së ardhmes !

By Vizionarët Në kuadër të projektit të fituar nga grupi “Vizionarët” në iniciativën e organizuar nga ICTS Lab dhe UNICEF, të titulluar “Upshift for Mental Health”, ne kemi paraqitur tri ide inovative që na ndihmuan të arrijmë çmimin e parë mes grupeve pjesëmarrëse. Këto tri pika kyçe jo vetëm që reflektuan zërin tonë, por gjithashtu kontribuan në avancimin e dialogut rreth shëndetit mendor, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe kreative për sfidat e kësaj fushe. Ne besojmë se këto ide mund të ndihmojnë në transformimin e mënyrës sesi e kuptojmë dhe trajtojmë shëndetin mendor në shoqërinë tonë. 1.) Aplikacioni “Mood Circle” Ky aplikacion ofron një mënyrë inovative dhe diskrete për të mbështetur shëndetin emocional të përdoruesve, veçanërisht të nxënësve. Përdoruesit mund të shprehin gjendjen e tyre emocionale, dhe në varësi të nivelit të stresit që reflektojnë, aplikacioni ofron 5 detyra ose aktivitete për të ndihmuar në menaxhimin e emocioneve. Këto detyra mund të përfshijnë strategji relaksimi, ushtrime frymëmarrjeje ose aktivitete kreative. Raportimi në kohë reale tek psikologia e shkollës duke e bërë procesin më efikas. Kjo qasje nxit ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe inkurajon komunikimin e hapur mbi ndjenjat, duke krijuar një ambient më mbështetës në shkollë. 2.) Platforma Jellyfin Një ide shumë e fuqishme është platforma jonë që ofron materiale dhe produkte origjinale, përfshirë një serial dhe një podcast me të ftuar të veçantë. Tematika kryesore është reduktimi i stresit tek të rinjtë dhe grupe të tjera. Ky serial do të eksplorojë strategji dhe teknika efektive për menaxhimin e stresit, ndërsa podcasti do të sjellë biseda me ekspertë dhe individë që ndajnë përvojat e tyre të vlefshme. Kjo platformë është një burim i pasur informacioni dhe inspirimi, që krijon një hapësirë ku të rinjtë ndihen të mbështetur dhe kanë mundësinë të gjejnë zgjidhje për sfidat emocionale të përditshme. Nëse dëshirojmë të forcojmë shëndetin mendor, kjo është mundësia e duhur për ta bërë atë. 3.) Oazi i qetësisë Oazi i Qetësisë është një ambient unik, i krijuar nga ne, nxënësit, për të mbështetur shëndetin emocional dhe për të reduktuar stresin. E vendosur në katin e pestë të shkollës, kjo dhomë ofron një hapësirë të sigurt dhe inspiruese, e cila mund të aksesohet vetëm nga ata nxënës që kanë nevojë për relaks. Nxënësit kanë mundësinë të angazhohen në Mood Circle-in, një aktivitet që i ndihmon të reflektojnë mbi gjendjen e tyre emocionale. Bazuar në rezultatet, ata mund të përfitojnë nga aktivitetet qetësuese. Disa nga fasilitetet që ofron Oazi përfshijnë: Oazi i Qetësisë nxit një kulturë mbështetjeje dhe mirëqenieje, duke fuqizuar nxënësit përballë sfidave të përditshme dhe duke i ndihmuar të zhvillojnë strategji efektive për menaxhimin e stresit. Kjo hapësirë është një investim në shëndetin emocional të të rinjve, duke u ofruar atyre mjetet për t’u ndier më të qetë dhe më të fortë. Këtu kemi të paraqitur disa nxënës të cilët janë duke frekuentuar një pjesë të fasiliteteve.

Lajme

Aplikimet për formularin A2

Njoftim i rëndësishëm për aplikimin në universitete 👨‍🎓 👩🏻‍🎓 🗓️Ky është kalendari i procedurave për aplikimin dhe regjistrimin online në portalin universitar U-Albania 💻 Faza I-rë nis nesër më 30 korrik dhe zgjat deri në 4 gusht. Kalendari i plotë 🗓️ dhe më shumë informacion klikoni këtu Manuali në këtë link

Lajme

Regjistrimet kanë filluar!

Ditën e hënë, më datë 8 korrik hapen regjistrimet për klasën e X-të. Regjistrimet kryhen përmës platformës eAlbania deri më 30 shtator në këtë link. Shkolla do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 08:00 – 14:00 për t’ju informuar rreth drejtimeve e profileve që ofron shkolla, bursave dhe jetës sociale të shkollës, për të parë nga afër infrastrukturën e shkollës, si dhe për t’ju asistuar me regjistrimin. Ndaj,nëse dëshira jote është të bëhesh programues, web developer, project manager, graphic designer, social media manager, administrator rrjeti, specialist IT, help desk, teknik hardware, kuzhinier, pasticier, picajol, recepsionist, agjent udhetimesh, guidë turistike, punonjës lavanderie, kamarier, banakier, menaxher hoteli, menaxher eventesh, menaxher zyre, menaxher restoranti, ekonomist, analist të dhënash, menaxher biznesi, llogaritar, tregtar, agjent shitjesh, hidraulik, teknik sistemesh ngrohjeje-ftohjeje, specialist i ujësjellës-kanalizimeve, rrobaqepës, stilist, atelier, mobilier, tapicier, animator social, punonjës i kujdesit social e shëndetesor, mekanik, tornitor, frezator, saldator, motorrist, elektroaut, specialist i lyerjeve të automjeteve dhe tapiceri makinash, instalues dhe riparues i pajisjeve elektroshtëpiake, instalues të rrjetit elektrik në ndërtime civile dhe indrustriale, teknik ndërtimi, agjent i pasurive të paluajtshme, atëherë Shkolla Profesionale Elbasan është zgjedhja e duhur! Zgjidh zanatin,Ndërto të ardhmen!

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

Kreu

© 2024 Created by Juljan Kasapi

Scroll to Top