Qëllimet e arsimit profesional në profilin mësimor “Tregti”, niveli IV i KSHK, të drejtimit “Ekonomi-Biznes”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK, të drejtimit ”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin e Tregtisë”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.
Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin
drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm; mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit në
përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi; - mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në fushën e llogarisë, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në
profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK.
Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional në profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK.
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Tregti”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
- kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “Ekonomi-Biznes”, niveli III i KSHK;
- janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional;
- nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit në profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Tregti”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të
informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional. - Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të
ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror. - Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e
integrimeve lokale, rajonale. - Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojnë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e
objektivave të pranuara. - Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK.
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në profilin profesional “Tregti“, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e mëparshëm, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
– Të planifikojë mjedisin, mjetet dhe pajisjet, për kryerjen e veprimtarisë tregtare, duke
zbatuar bazën ligjore në fuqi në fushën e tregtisë.
– Të hulumtojë tregjet globale dhe konkurruese të blerjes.
– Të vendosë marrëdhënie biznesi me furnitorët.
– Të kryejë blerjet për biznesin.
– Të dokumentojë dhe regjistrojë blerjet, në kushtet e një tregu kombëtar dhe
ndërkombëtar.
– Të magazinojë produktin.
– Të vendosë dhe ruajë marrëdhëniet me furnitorët.
– Të vendosë marrëdhënie me klientët.
– Të mbajë korrespondencë zyrtare në fushën e shitjeve, sipas rregullave ndërkombëtare
dhe në gjuhë të huaj.
– Të përdorë mjete digjitale në funksion të veprimtarisë profesionale.
– Të ambalazhojë produktin.
– Të përgatisë produktin për shpërndarje.
– Të përgatisë dokumentacionin shoqërues të produktit.
– Të mbledhë informacione për eksportin.
– Të kryejë shitjet në mënyrë elektronike, si dhe t’i dokumentojë ato.
– Të kryejë shitjet për biznesin.
– Të dokumentojë dhe regjistrojë shitjet, në kushtet e një tregu kombëtar dhe
ndërkombëtar.
– Të përpunojë reklamimet (ankesat) e klientëve.
– Të përditësojë faqen on-line, gjatë blerjes dhe shitjes që kryen ndërmarrja.
– Të prezantohet në panaire, duke kryer veprimet dhe bisedat e shitjes në panaire.
– Të kontabilizojë shitjet, blerjet dhe kostot në ndërmarrjen tregtare.
– Të kryejë regjistrimet kontabël në rastin e kthimeve të mallrave të blera e të shitura.
– Të llogaritë dhe dokumentojë TVSH-në.
– Të kryejë veprimet me tatimin mbi fitimin (TF).
– Të kryejë llogaritje të çmimit në ndërmarrjen tregtare.
– Të rregullojë marrëdhëniet me shtetin.
– Të komunikojë me etikë, në marrëveshje biznesi me klientët, sipas natyrës së tyre.
– Të pranojë kërkesat e klientëve dhe zgjidhë ankesat e tyre.
– Të zgjidhë konfliktet që mund të krijohen gjatë punës në ndërmarrjen tregtare
– Të përdorë kasën fiskale dhe atë “POS” terminale gjatë veprimtarisë tregtare.
– Të zgjidhë konfliktin në vendin e punës, pasi e ka identifikuar saktë atë.
– Të sigurojë cilësinë e mallrave dhe shërbimeve, duke ruajtur standardet e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
– Të zbatojë rregullat dhe standardet e duhura të ruajtjes, magazinimit dhe transportit të produktit.
– Të zbatojë rregullat e sigurisë, të higjienës dhe të ruajtjes së mjedisit gjatë zhvillimit të aktiviteteve tregtare.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Tregti” niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e nivelit menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar si në kompani tregtare, kompani prodhuese që realizojnë shitje, njësi shitjeje, njësi të shitjeve on-line, njësi shpërndarëse, kompani import-eksporti, kompani transporti, si dhe ndërmarrje të ndryshme private/shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë në këtë drejtim. Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e tregtisë.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare, si edhe të arsimit pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimet e arsimit profesional në profilin mësimor “Llogari”, niveli IV i KSHK, të drejtimit “Ekonomi-Biznes”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK, të drejtimit”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Llogari”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në fushën e llogarisë, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK.
Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK.
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Llogari”, niveli IV i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
- kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “Ekonomi-Biznes”, niveli II i KSHK;
- janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional;
- nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Llogari”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e
- Të tregojnë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e
3. Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në profilin
“Llogari”, niveli IV i KSHK.
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në profilin profesional “Llogari“, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e mëparshëm, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të organizojë mjedisin dhe mjetet e punës.
- Të planifikojë llojet e agjendave (ditore, javore, mujore), sipas rëndësisë së
- Të planifikojë veprimtarinë e ndërmarrjes.
- Të mbajë korrespondencën
- Të zbatojë procedurat e mbajtjes së arkivit të dokumenteve
- Të respektojë afatet për pagesat dhe procedurat
- Të plotësojë dokumentacionin e dosjes së
- Të llogarisë shpërblimet në njësi të ndryshme ekonomike.
- Të kontrollojë dokumentacionin financiar dhe
- Të llogarisë shpenzimet e prodhimit dhe kostot totale dhe për njësi.
- Të kontribuojë në studimin e tregjeve globale dhe konkurruese të shitjeve dhe të mbajë korrespondencë zyrtare në fushën e shitjeve e blerjeve, sipas rregullave ndërkombëtare dhe në gjuhë të dhe në gjuhë të huaj.
- Të identifikojë klientët aktualë dhe potencialë në fushën e
- Të kryejë shitje e blerje dhe t’i dokumentojë ato.
- Të pranojë dhe përpunojë reklamime për shitjet e kryera
- Të përpunojë porositë e ardhura on-line.
- Të zbatojë hapat dhe procedurat për dërgimin e produkteve.
- Të tregojë mënyrat e rimbursimit të klientëve.
- Të identifikojë furnitorët aktualë dhe potencialë në fushën e
- Të krahasojë oferta, vendosë dhe ruajë marrëdhëniet me furnitorët.
- Të përzgjedhë dhe përfshijë, në kontratat e blerjes, kushte të ndryshme të lëvrimit dhe pagesave.
- Të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për eksport dhe import, ne afatet e caktuara.
- Të komunikojë me furnitorët.
- Të magazinojë
- Të kryejë inventarizime të sakta të mallrave në magazinë.
- Të kryejë pagesa dhe arkëtime.
- Të kontrollojë afatet e arkëtimit të faturave të shitjes.
- Të kryejë pagesat dhe transfertat
- Të kryejë pagesat me cash, karta krediti/debiti
- Të raportojë gjendjen ditore në funksion të planifikimit dhe ekzekutimit të pagesave, sipas procedurave përkatëse.
- Të kontribuojë në planifikimin e rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat për të.
- Të zbatojë procedurat për rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat për të.
- Të hartojë listëpagesa pagash e sigurimesh.
- Të rregullojë marrëdhëniet me personelin, sigurimet shoqërore dhe
- Të kontabilizojë veprimet e krijimit të shoqërive, sipas formës së tyre
- Të kontabilizojë shpërblimet e ndryshme, blerjet, shitjet, pagesat dhe arkëtimet.
- Të kryejë kontabilizime
- Të llogarisë ҫmimet e produkteve
- Të kontabilizojë lëvizjet me aktivet afatgjata (AAGJ).
- Të vlerësojë pasurinë e ndërmarrjes.
- Të kontabilizojë veprimet për rregullimin e marrëdhënieve me shtetin për TVSH e TAP.
- Të kryejë procedurat dhe kontabilizimet e mbylljes
- Të hartojë bilancin përfundimtar dhe pasqyrat që e shoqërojnë atë.
- Të kryejë analiza të treguesve të rentabilitetit dhe atyre
- Të kryejë deklarimet për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimin mbi të ardhurat personale (TAP), tatimin mbi fitimin (TF), duke plotësuar deklaratat përkatëse.
- Të kryejë procedurën e rregullimit të marrëdhënieve me shtetin për TVSH e TAP.
- Të përdorë software dhe programe financiare, për zhvillimin e veprimtarisë
- Të zbatojë legjislacionin shqiptar dhe standardet në fuqi për aspekte të ndryshme të ekonomisë.
- Të përpilojë kontratat e shitjes dhe blerjes.
- Të marrë vendime sipas veprimtarisë ekonomike.
- Të kryejë vetëvlerësimin.
- Të përdorë mjete digjitale në funksion të veprimtarisë profesionale.
- Të komunikojë në mënyrë etike dhe profesionale.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tij.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Llogari” niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e nivelit menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në institucione private/shtetërore, biznese, zyrë kontabiliteti për të planifikuar dhe organizuar punën në varësi të veprimtarisë së ndërmarrjes për të administruar dhe plotësuar dokumentacionin financiar, si dhe për të kryer procedura llogaritëse, inventarizime, pagesa, arkëtime, kontabilizime, përpunime dhe hartime të pasqyrave të thjeshta financiare.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare, si edhe të arsimit pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.