Njësia e zhvillimit |

Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim Nr. 759, datë 30.9.2024 PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE VEPRIMTARISË, MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE, PËRBËRJEN E NJËSISË SË ZHVILLIMIT TË INSTITUCIONEVE, OFRUESVE TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL DHE ZHVILLIMIT TË VAZHDUAR PROFESIONAL TË PERSONELIT

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Funksioni
Përgjegjës/Koordinator
Kryetar i NjZh
Zhvillimi i vazhduar profesional i mësimdhënësve brenda institucionit
Albana Shyti
Zhvillimi i kurrikulave në nivel ofruesi
Fabjola Grykshi
Krijimi i lidhjeve ndërmjet ofruesit dhe biznesit
Armand Leksi
Orientimi për karrierë i nxënësve
Zana Rapa
Hartimi dhe zbatimi i projekteve zhvillimore
Elona Kafexhiu
Marketing i ofruesit
Behexhet Kafexhiu
Gjurmimi në nivel ofruesi
Flutur Cani

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

© 2024 Created by Juljan Kasapi

Scroll to Top