Projekte

Projektet dhe Bashkëpunimet Strategjike

Shkolla Profesionale Elbasan është një institucion aktiv në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në modernizimin e arsimit dhe formimit profesional, digjitalizimin, zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe forcimin e lidhjes me tregun e punës.
Përmes programeve të Bashkimit Europian dhe partneriteteve strategjike me institucione arsimore, organizata dhe agjenci punësimi, shkolla jonë kontribuon në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e mundësive të reja për nxënësit dhe stafin.
Projektet tona synojnë rritjen e aftësive profesionale dhe digjital, forcimin e bashkëpunimit shkollë–biznes, nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes, si dhe internacionalizimin e institucionit.

Erasmus+ Capacity Building

Projekte që synojnë zhvillimin e kapaciteteve institucionale, modernizimin e kurrikulave, përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies dhe forcimin e menaxhimit.

Mobility & Exchange

Projekte që ofrojnë mundësi mobiliteti për nxënësit dhe stafin pedagogjik për praktika profesionale, trajnime, job-shadowing dhe shkëmbime eksperiencash në vende të ndryshme të Europës.

Unlimited Effects​

Passage its ten led hearted removal cordial. Preference any astonished unreserved mrs. Prosperous understood middletons.

Projekte Sociale dhe Zhvillimi Lokal

Iniciativa me fokus përfshirjen sociale, barazinë e mundësive, mbështetjen e të rinjve dhe bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe biznesin.

Memory Options​

Passage its ten led hearted removal cordial. Preference any astonished unreserved mrs. Prosperous understood middletons.

EmpowerVET – Empowering Vocational Education and Training through Capacity Building and International Cooperation

Kohëzgjatja: 24 muaj

Përshkrimi:
Projekt Erasmus+ që synon forcimin e kapaciteteve institucionale të shkollave profesionale përmes modernizimit të menaxhimit, zhvillimit të metodologjive inovative dhe rritjes së bashkëpunimit me sektorin privat. SHPE kontribuon në zbatimin dhe përhapjen e rezultateve të projektit.

DigiVET – Digital Transformation in Vocational Education and Training

Kohëzgjatja: 24 muaj

Përshkrimi:
Projekt që mbështet transformimin digjital në arsimin profesional përmes zhvillimit të moduleve të reja, trajnimit të mësuesve dhe forcimit të lidhjes me industrinë. Fokus në rritjen e kompetencave digjitale të nxënësve dhe stafit.

Circular Tourism – Promoting Circular Economy in Tourism and Hospitality VET

Kohëzgjatja: 36 muaj

Përshkrimi:
Projekt që integron parimet e ekonomisë qarkulluese në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Synon zhvillimin e materialeve mësimore dhe praktikave të qëndrueshme në bashkëpunim me bizneset lokale.

CraftVET – Preserving Traditional Crafts through Innovation in Vocational Education and Training

Kohëzgjatja: 36 muaj

Përshkrimi:
Projekt që promovon ruajtjen e zejeve tradicionale përmes inovacionit, digjitalizimit dhe sipërmarrjes në arsimin profesional. Synon lidhjen e trashëgimisë kulturore me tregun modern të punës.

B4CVET – Biochar for Circular Vocational Education and Training

Kohëzgjatja: 24 muaj

Përshkrimi:
Projekt që promovon aftësitë e gjelbra në VET përmes integrimit të koncepteve të bioekonomisë dhe përdorimit të biochar si zgjidhje për qëndrueshmëri mjedisore dhe bujqësore.

DigiGreenVET – Digital & Green Skills for Vocational Education & Employment

Kohëzgjatja: 36 muaj

Përshkrimi:
Projekt Erasmus+ që modernizon arsimin profesional në Shqipëri duke integruar aftësi digjitale dhe të gjelbra në kurrikula. Përfshin zhvillimin e një platforme digjitale mësimore, module trajnimi për transformimin digjital dhe qëndrueshmërinë, si dhe sistem certifikimi për njohjen e kompetencave.

Të intereson bashkëpunimi?

Shiko Partner Information Form të Shkollës më poshtë.

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

© 2024 Created by Juljan Kasapi

Scroll to Top