Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë seksion, ne kemi përmbledhur pyetjet më të zakonshme që na bëhen nga studentët dhe prindërit për Shkollën Profesionale Elbasan. Qëllimi ynë është të ofrojmë informacion të qartë dhe të dobishëm për të ndihmuar në procesin tuaj të aplikimit dhe për të siguruar që të keni të gjitha informacionet e nevojshme për të bërë zgjedhjen më të mirë për arsimin tuaj profesional. Nëse keni ndonjë pyetje që nuk është përfshirë këtu, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni dhe ne do të jemi të lumtur të ndihmojmë.

Shkolla është publike, pra falas.

Shkolla zgjat 4 vite. Sistemet që ofrojmë janë të tipologjisë 2+1+1 dhe 2+2 vjeçare.

Shkolla ofron aktualisht 11 drejtime në nivelin e IV të KSHK-së dhe 1 drejtim në nivelin e V të KSHK-se (pas të mesmes). Gjithashtu ofrojmë mbi 15 profile. Listën e drejtimeve dhe profileve për çdo drejtim mund ta shikoni këtu.

Praktika profesionale zhvillohet në shkollë dhe në biznes. Shkolla aktualisht ka partneritet me mbi 275 biznese që operojnë kryesisht në qarkun e Elbasanit, por jo vetëm.
Shiko listën e bizneseve partnere këtu.

Sigurisht që po, madje shkolla do ju ndihmojë në këtë proces.
Në bashkëpunim me zyrën rajonale të punësimit AKPA, sipas rezultateve të gjurmimit ne kemi punësuar rreth 67.5% të nxënësve tanë që në vitin e tretë të shkollës.

Po, ju mundeni!
Në përfundim të ciklit 4-vjeçar të studimeve, ju pajiseni me diplomë të Maturës Shtetërore Profesionale e cila ju jep të drejtën të ndiqni studimet universitare.

Ne ofrojmë bursë të plotë studimi për nxënësit me mesatare mbi 9.0 nga një vit më parë.
Gjithashtu, për nxënësit që banojnë mbi 5km larg shkollës rimbursojmë tranportin.
Në fokus kemi dhe nxënësit që vijnë nga shtresa në nevojë apo komunitetet ROM dhe Egjiptian duke ofruar tekstet falas.

Po, shkolla ka konvikt dhe ju e përfitoni atë FALAS!

Regjistrimi bëhet përmes platformës eAlbania në këtë link
Ne jemi të gatshëm t'ju asistojmë me regjistrimin në çdo kohë.

Shkolla ndodhet ndodhet në adresën "Rruga Zogu i Pare, Elbasan 3001, Shqipëri", midis rrethrrotullimit të luleve dhe Doganës Elbasan.
Kliko këtu për të marrë drejtimet.

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

© 2024 Created by Juljan Kasapi