Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Rreth Nesh

Rreth nesh

Në kuadër të procesit të optimizimit, në muajin shtator 2023 u krye riorganizimi i Shkollës së mesme Profesionale “Ali Myftiu” dhe Shkollës së mesme Profesionale “Sali Ceka”, Elbasan në një insitucion të vetëm me emërtimin “Shkolla Profesionale Elbasan”. Kjo shkollë do të përbëhet nga 2 godina përkatësisht nga: godina e Shkollës së Mesme Profesionale “Ali Myftiu” dhe godina e Shkollës së Mesme Profesionale “Sali Ceka”, të cilat do të ketë administrim të përbashkët. Në 1969, hapet shkolla e mesme industriale e parë me shkëputje nga puna. Mësimi fillon më 15 Shtator në ndërtesën e shkollës “Naim Frashëri”. Në 1970-71, transferohet në shkollën mjekësore dhe ekonomike “Haxhire Myzyri”. Në 1974-75, ndërtohet baza prodhuese ku nxënësit praktikonin në mekanik, autotraktore, axhustatorë, drur. Shkolla u përurua si “Kozma Naska”, me nxënës nga Gramshi, Librazhdi, Pogradeci, Korça. Në 1976-77, hapen degët: Elektrike, Ndërtim, Teknologji, Silikate. Në 1977-78, ndahet nga “K. Naska”, lind shkolla e ndërtimit “Kadri Abdihoxha” me degët: Elektrike, Kimi, Mekanike. Dega “Mekanike” profilizohet në Mekanikë teknologjike, Riparues axhustatorësh, Motoristë xhenerikë; “Metalurgji” për metalurgji të gizës dhe çelikut, ngjyra, përpunim plastik të metaleve. Në 1984-85 ndahet si shkolla mekanike industriale, përurimi më 6 mars 1985, emri Ali Myftiu. Në 2009-2010, ndryshon në sistemin 2+1+1, me degë: Hoteleri-Turizëm, Termohidraulike, Tekstil-Konfeksione, Ndërtim, Përpunim druri. Në 2010-11, hapet drejtimi TIK (2+2 vjeçar).

Rikonstruksioni i fundit i kësaj shkolle është bërë në vitin 2020. Shkolla ka një infrastrukturë moderne dhe me mjedise bashkëkohore të teorisë dhe praktikave profesionale, të cilat bëjnë të mundur që të zhvillohet një punë jo vetëm e diferencuar por edhe në grup e specialistëve të rinj.

Vizioni

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

Misioni

Misioni i Shkollës Profesionale Elbasan është të udhëheqë zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve me përfshirjen e sektorin privat.
Përmes metodave inovative dhe teknologjive dixhitale, si dhe me ndihmën e një stafi të trajnuar dhe të përkushtuar, synojmë të përgatisim nxënës kompetentë dhe të gatshëm për sfidat e karrierës në tregun e punës.
Misioni ynë është të krijojmë një urë të qëndrueshme midis sektorit privat dhe të rinjve.

Shkolla në shifra

Në Shkollën Profesionale Elbasan, jemi krenarë për arritjet dhe statistikat tona që tregojnë përkushtimin tonë për arsimin cilësor dhe përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.

Nxënës
0 +
Biznese Partnere
0 +
Mësues
0 +
Praktika në biznes
0 +
Drejtime
0
Punësueshmëria
0 %
Program niveli V
0
Projekte Ndërkombëtare
0

Për më shumë info Na kontaktoni

Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.

© 2024 Created by Juljan Kasapi