Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

Shërbime në mjetet e transportit

Niveli II i KSHK-së

Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin mësimor “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në profesione që lidhen drejtpërdrejt me shërbimin e mjeteve të transportit”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale, këto janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve: 

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës në fushën e shërbimit të mjeteve të transportit që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës

Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK.

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Shërbime mjetesh transporti” niveli I, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional;
  • nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin;

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MEKI përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.

Kompetencat e përgjithshme kryesore të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “ Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK.

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK, nxënësit do të kenë këto kompetenca të përgjithshme kryesore: 

  • të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tyre dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme;
  • të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional;
  • të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror;
  • të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente;
  • të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale;
  • të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij;
  • të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij;
  • të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tyre dhe të shfaqin gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës;
  • të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojnë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara;
  • të vlerësojë dhe vetëvlerësojnë nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

Kompetencat profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK

Në përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtiminShërbime mjetesh transporti” niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:

  • të organizojë vendin e punës;
  • të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës;
  • të komunikojë me etikë profesionale;
  • të zbatojë standardet e profesionit;
  • të zbatojë rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit;
  • të interpretojë dokumentacionin teknik të profesionit;
  • të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për shërbime mjetesh transporti;
  • të përzgjedhë veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për shërbime mjetesh transporti;
  • të kryejë matje dhe kontrolle të nevojshme për shërbime mjetesh transporti;
  • të kryejë punime të ndryshme axhusterike, të nevojshme për shërbime mjetesh transporti;
  • të kryejë punime të ndryshme saldimi, të nevojshme për shërbime mjetesh transporti;
  • të kryejë zmontime, pastrime dhe montime të pjesëve dhe agregateve të mjeteve të transportit;
  • të kryejë zmontime, pastrime dhe montime të pjesëve të motorëve të mjeteve të transportit;
  • të kryejë punime të zakonshme në sistemin e vajisjes së motorit;
  • të kryejë punime të zakonshme në sistemin e ftohjes së motorit;
  • të kryejë punime të zakonshme në sistemet e ushqimit të motorëve Otto dhe Diesel;
  • të kryejë rregullime e përshtatje në mekanizmat e shpërndarjes së gazeve të motorëve;
  • të kryejë zmontime, pastrime dhe montime të elementeve të transmetimit të fuqisë në mjetet e transportit;
  • të kryejë punime të zëvendësimit, mirëmbajtjes e riparimit në sistemet e drejtimit dhe të frenimit të automjeteve të lehta;
  • të kryejë punime të zëvendësimit, mirëmbajtjes e riparimit në elementet e sistemit të varjes së mjeteve të transportit;
  • të kryejë punime të riparimit, zëvendësimit dhe balancimit të rrotave të automjeteve të lehta;
  • të kryejë punime të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit në burimet e energjisë elektrike të mjeteve të transportit;
  • të kryejë punime të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit në pajisjet elektrike dhe elektronike të mjeteve të transportit;
  • të kryejë punime të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit në elementet e sistemeve elektronike dhe kompjuterike të mjeteve të transportit;
  • të kryejë diagnostikime të difekteve të thjeshta me përdorimin e sistemeve, programeve dhe rrjeteve kompjuterike.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “ Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK.

Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim profesional, me të drejtë vazhdimin e arsimimit në nivelin III të KSHK, në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi.

Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës nё ndёrmarrje/servise tё ndryshme që kryejnë shërbime të mirëmbajtjes, riparimit dhe kolaudimit të mjeteve të transportit. Gjithashtu, me studime dhe përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose të krijojë bisnesin e tij në fushën e shërbimeve të zakonshme të mjeteve të transportit. Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional në Nivelin III të KSHK, nxënësi certifikohet si punonjës i kualifikuar dhe më pas, mund të vijojë studimet në Nivelin IV të KSHK për të fituar “Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.

Profilet mësimore

Niveli IV i KSHK-së

I.       Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të mjeteve të transportit, si dhe për të vijuar arsimin e lartë dhe formimin profesional të mëtejshëm”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt formimit profesional dhe arsimit të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale dhe akademike;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

 

II.    Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK.

 

  1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK.

 

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK. kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin profesional në një nga profilet e nivelit III të KSHK, të drejtimin mësimor “Shërbime mjetesh transporti”;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
  • kanë aftësi të kufizuara, por për të cilët shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

 

  1. Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK.

 

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

 

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse e menaxhuese për të ardhmen e
  • Të tregojë vetëkontroll dhe përshtatshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarive të
  • Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

 

  1. Kompetencat profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK.

 

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:

  • Tё hartojë një plan-bisnesi që lidhet me veprimtaritё në shërbimet e mjeteve të
  • Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritё në shërbimet e mjeteve të
  • Të bëjë planifikimin dhe organizimin e punës në një servis tipik për shërbimet në mjetet e transportit.
  • Të organizojë mirëmbajtjen e mjedisit dhe mjeteve të punës së servisit të mjeteve të
  • Të kryejë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë veprimtarive në shërbimet e mjeteve të transportit.
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik dhe financiar qё lidhet me veprimtaritё në shërbimet e mjeteve të transportit.
  • Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive në shërbimet e mjeteve të
  • Të zbatoje standartet teknike, kombëtare dhe ndërkombëtare, që veprojnë në shërbimet e mjeteve të transportit.
    • Të kryejë diagnostikimin (përfshirë edhe atë me mjete digjitale) e parregullsive në mekanizmat dhe sistemet e mjeteve të transportit.
    • Të kryejë mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve moderne të mjeteve të
    • Të kryejë diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e pjesëve në automjetet hibride dhe elektrike.
    • Të realizojë shkëputjen e burimit të tensionit të lartë në automjetet hibride dhe
    • Të realizojë shërbimin e baterive në automjetet hibride dhe

 

  • Të kryejë kontrollin e cilësisë së punimeve të
  • Të përzgjedhë, porositë dhe të shesë pjesët e këmbimit për mjetet e
  • Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit për shërbimet në mjetet e
  • Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës.
  • Të kryejë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë për të dëmtuarit në punë.
  • Të zbatojë protokollet dhe rregullat e sigurisë në punë.
  • Të zbatojë rregullat e mbrojtjes së mjedisit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Të përdorë mjete digjitale në funksion të veprimtarisë
  • Të zbatojë parimet e komunikimit dhe të etikës profesionale gjatë veprimtarive profesionale në shërbimet e mjeteve të transportit.

 

  1. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK.

 

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Çertifikatën e teknikut të shërbimeve të mjeteve të transportit. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim në serviset ose kompanitë që ofrojnë shërbimet për mjetet e transportit, në kompanitë që bëjnë tregtimin e mjeteve të transportit ose të pjesëve të këmbimit për mjetet e transportit, si dhe në veprimtari të tjera në kuadrin e shërbimeve të mjeteve të transportit. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi në fushën e shërbimeve të mjeteve të transportit.

Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit të mëtejshëm në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.

Shiko kurrikulën shkollore këtu.

Informacion shtesë

Sistemi 2+1+1 vjeçar

Kohëzgjatja: 4 vite

3 profile

Praktikë profesionale në biznes

Punësim i sigurt

Certifikatë e diplomë

© 2024 Created by Juljan Kasapi