Qëllimi kryesor i arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar ose vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen drejtpërdrejt me instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjeteve dhe sistemeve termohidraulike”. Zhvillimit te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale ju krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Termohidraulikë” niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë MFE përgatit udhëzime të veçanta për pranimin në këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK, nxënësi do të ketë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në kualifikimin “Termohidraulikë”, niveli II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në kualifikimin profesional “Termohidraulikë”, niveli II-të në KSHK, referuar nivelit II të KEK, e pajis individin me Çertifikatën Profesionale të punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim.
Ky kualifikim profesional i jep individit mundësinë që t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar si ndihmës për punime instalimi, riparimi, mirëmbajtjeje të sistemeve termohidraulike në sipërmarrje që kryejnë veprimtari në fushën e termohidraulikës, në sipërmarrjet e ndërtimit të objekteve të ndryshme, në ndërmarrje të ujësjellës kanalizimeve, si dhe në njësitë e tregtimit të pajisjeve, veglave dhe materialeve hidro-sanitare etj.
Me përfundimin e kualifikimit profesional “Termohidraulikë”, niveli II-të në KSHK, referuar nivelit II të KEK, individi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin III-të në KSHK-së, referuar nivelit III të KEK, në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi. Me arsimimin e mëtejshëm në nivelin IV-t në KSHK, referuar nivelit IV të KEK, individi fiton të drejtën e Diplomës së “Maturës Shtetërore Profesionale” me mundësi për të vazhduar studimet pas të mesme ose universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimet e arsimit profesional në profilin “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK, të drejtimit “Termohidraulikë”.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Termohidraulikë”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
1.Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё profilin “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli II, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional në profilin mësimor “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK, e pajis individin me Certifikatën profesionale të nivelit dhe Suplementin përkatës.
Ky kualifikim i jep individit mundësinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve si; instalues dhe mirëmbajtës i sistemeve hidraulike të furnizimit me ujë, shkarkimit të ujërave të përdorura dhe impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura, manovrues i sistemit hidrik në depot e ujit, si dhe në njësi të shërbimit të shitjeve të tubave si dhe materialeve të tjera që përdoren për punime hidraulike në ujësjellës kanalizime.
Me përfundimin e arsimimit në profilin mësimor “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime”, niveli III i KSHK, ai/ajo fiton të drejtën e vazhdimit të arsimimit të mëtejshëm, në nivelin IV në KSHK (teknik/manaxherial) si dhe të drejtën për diplomën e “Maturës Shtetërore Profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve pas të mesme dhe universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Instalime hidraulike”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Termohidraulikë”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet e instalimeve hidraulike”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Instalime hidraulike” niveli II, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalime hidraulike”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalime hidraulike”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Instalime hidraulike”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me Certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të të punës për punësim në sektorin e ndërtimit, fusha e instalimeve hidraulike në ndërtesa si; instalues i sistemeve hidraulike të furnizimit me ujë, shkarkimit të ujërave të përdorura, mbledhjes dhe shkarkimit të ujërave të reshjeve, instalimit të pajisjeve hidro-sanitare, të linjave të hidrantëve të brendshëm, si riparues dhe mirëmbajtës i instalimeve dhe pajisjeve hidraulike dhe hidro-sanitare.
Gjithashtu, me përvojë pune të mëtejshme, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual ose të krijojë biznesin e tij në fushën e instalimeve hidraulike të përmendura më sipër.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Termohidraulikë”, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Instalime të sistemeve ngrohëse-ftohëse”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Termohidraulikë”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet e instalimeve të sistemeve ngrohëse dhe ftohëse”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Instalime të sistemeve ngrohëse-ftohëse” niveli III i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalime të sistemeve ngrohëse- ftohëse”, niveli III i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Instalime të sistemeve ngrohëse- ftohëse”, niveli III i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e II të KSHK, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
të sistemeve ngrohëse-ftohëse;
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Instalime të sistemeve ngrohëse- ftohëse”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me Certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky kualifikim i jep individit mundësinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim në sektorin e instalimeve të sistemeve ngrohëse-ftohëse si: instalues i linjave të sistemeve të ngrohjes me kaldajë, ngrohëse-ftohëses HVAC dhe sistemeve të kombinuara me panele diellore, instalues i linjave të nxjerrjes së gazrave si dhe linjave të mbledhjes dhe shkarkimit të ujërave të kondensimit, instalues i pajisjeve dhe trupave të punës ngrohëse- ftohëse të ndryshëm, mirëmbajtës dhe riparues i defekteve në sistemet ngrohëse-ftohëse, duke përmbushur standardet për garantimin e cilësisë së materialeve të përdorura dhe punimeve të kryera.
Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve të sistemeve ngrohëse-ftohëse të përmendura më sipër.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin IV të KSHK (teknik/manaxherial) të arsimit profesional (njëvjeçar) nё drejtimin “Termohidraulikë”, pёr tё fituar diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë” niveli IV i KSHK është: “Zhvillimi i personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar si teknikë në veprimtaritë profesionale që lidhen me sektorin e termohidraulikës, si dhe për t’u vetëpunësuar në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve hidraulike dhe dhe termohidraulike”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Termohidraulikë”, niveli IV, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:
Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nё njërin nga profilet mësimore të nivelit III, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Termohidraulikë”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e teknikut termohidraulik.
Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё kompanitë publike dhe jopublike që veprojnë në sektorin e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike, në nivelin e teknikut (për ndjekjen e proceseve të punës), në pikat e tregëtimit të veglave dhe pajisjeve hidraulike dhe termohidraulike. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e instalimeve hidraulike dhe termohidraulike.
Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.
Shiko kurrikulën shkollore këtu.
Shkolla Profesionale Elbasan synon të jetë një qendër inovacioni, duke përgatitur të rinjtë për punësim të denjë përmes edukimit profesional.
© 2024 Created by Juljan Kasapi