Qëllimi i njësisë së zhvillimit të AFP-së

Në bazë të ligjit nr 15/2017 për “Arsimin e Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” dhe udhëzim nr. 14, datë 27.5.2021 për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”.

 Njësia e Zhvillimit (NjZh) është struktura e brendshme e ofruesit të AFP-së, e cila planifikon dhe realizon veprimtari zhvillimore në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë.

Përbërja dhe detyrat e stafit të angazhuar në NjZh përcaktohen në Udhëzimet e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Strategjia e punës së NjZh dhe koordinatorëve përkatës bazohet në parimet më të mira të menaxhimit dhe praktikat e sukseshme në Shqipëri dhe më tej.

NjZh mbështet mirëmenaxhimin e institucionit ofrues të AFP (IOAFP). Njësia funksionon në mbështetje të vizionit, misionit, objektivave planeve afatmesme dhe vjetore të institucionit dhe kontribuon në përmbushjen e tyre. Procesi i vetëvlerësimit ushqen dhe mbështetet nga veprimtaria e NjZh. Rezultatet e vetëvlerësimit nihmojnë në planifikimin e nismave për trajtimin e problemeve që mund të jenë dhe subjekt/fokus NjZh. Nga ana tjetër, veprimtaria e NjZh dokumentohet dhe shërben për të treguar progresin në fusha të caktuara.

Edit Template

TIK

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Niveli II i KSHK-së

Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi - TIK”, niveli II i KSHK.

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi-TIK”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me drejtimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”.

Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për tu njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për ti zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për tu njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohorë e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për tu zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional, në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi - TIK”, niveli II i KSHK

Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin mësimor “Teknologji informacioni dhe komunikimi – TIK” niveli II i KSHK, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që:

  • kanë mbaruar arsimin e detyruar 9-vjeçar;
  • janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit
  • nëse kanë aftësi të kufizuara, shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin.

Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitet reale të këtyre shkollave, atëherë, MFE përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla.

Kompetencat e përgjithshme të nxënësit në përfundim arsimimit në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi - TIK”, niveli II i KSHK.

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi- TIK”, niveli II i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithëshme kryesorë:

  • Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
  • Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
  • Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
  • Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
  • Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
  • Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e
  • Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të
  • Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
  • Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimimit në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi - TIK”, niveli II i KSHK.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Teknologji informacioni dhe komunikimi – TIK”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t`i drejtohet tregut të punës për punësim nё ndёrmarrje që realizojnë instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve, sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, në institucione apo biznese që përdorin pajisje, sisteme dhe rrjete kompjuterike, në njësi tregtimi dhe shërbimi të pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike, si dhe në veprimtari të tjera që lidhen me to. Me përfundimin e arsimimit për “Teknologji informacioni dhe komunikimi – TIK”, niveli II i KSHK, nxënësi ka të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin IV të KSHK të kualifikimit profesional (dyvjeçar), në një nga profilet mësimorë të këtij drejtimi, duke fituar edhe “Maturën shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.

Profilet mësimore

Informacion shtesë

Sistemi 2+2 vjeçar

Kohëzgjatja: 4 vite

3 profile

Praktikë profesionale në biznes

Punësim i sigurt

Certifikatë e diplomë

© 2024 Created by Juljan Kasapi